Flash News

Ditari i Opozitës

U rikthyen nga Basha në PD, por dy ish-deputetët demokratë zgjedhin kuvendin e Berishës

U rikthyen nga Basha në PD, por dy ish-deputetët demokratë

Dy ish deputetët e PD Aleksandër Biberajn dhe Gazment Oketën janë rreshtuar në krah të Sali Berishës dhe kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Duke folur në A2 CNN, dy ish deputetët e rikthyer në PD nga kryedemokrati Lulzim Basha si anëtarë të Këshillit Kombëtar, pas konfliktit me Berishën në vitin 2012 (u larguan nga PD në drejtim të FRD-së së krijuar nga Bamir Topi” kanë renditur arsyet pse kanë bërë këtë zgjedhje.

Ju përmendët 4200, por sipas organizatorëve janë mbi 5000 delegatë që kanë firmosur. Unë kam firmosur para disa javësh, pasi kam ndjekur vullnetin e shumicës”, thotë Aleksandër Biberaj.

“Nuk e kam firmosur formularin. Do të jem aty jo si mbështetës i zotit Berisha, por si përfaqësues i PD-së, i cili respekton statutin dhe institucionet”, thotë Oketa.

Për mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së, dy ish-deputetët demokratë ndahen në mendime të ndryshme.

“Në terma afatgjatë, rikthimi i Berishës do të ishte zhvillim jo pozitiv”, thotë Oketa.

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit shihet nga Oketa dhe Biberaj si zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar në PD, por e vetme thonë se nuk mjafton.

“Qëndrimi në 8 vite në krye të PD-së, duke mos pasur rezultate pozitive, duhet të bënte Bashën të reflektonte”, thotë Biberaj.

Jam i bindur që bashkimi ynë dhe fillimi i protestave, që me datë 12, deri me rrëzimin e kësaj qeverie, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Gazment Oketa dhe Aleksandër Biberaj i kërkojnë deputetëve të PD-së dhe strukturave vendimmarrëse të reflektojnë mbi këtë situatë ku ndodhen demokratët e të mos mendojnë për interesat personale, me qëllim që kjo parti të mos asgjësohet.

Të fundit