Flash News

Ditari i Opozitës

"U rritën pagesat për tërmetin", Tabaku akuza Ramës-Doshit-Rakipit: Mbi 120 mln euro u përdorën për blerjen e votave

"U rritën pagesat për tërmetin", Tabaku akuza
Jorida Tabaku

Deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku pretendon se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga Buxheti i Shtetit për të blerë votat. Ajo thotë se në 4 muajt e parë të vitit, paratë janë shpërndarë nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Sipas saj, treshja Rama-Doshi-Rakipi kanë përdorur jo vetëm presionin, por edhe paratë e buxhetit në mënyrë të paligjshme, për blerjen e votave.

"Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht", shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ajo thekson se Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë bashkitë, ku krimi elektoral është konsumuar më shumë. Tabaku thotë se pagesat janë rritur në 500% gjatë fushatës elektorale.

Të fundit