Flash News

Ditari i Opozitës

U shfaq krah Berishës në “Foltore”, Evi Kokalari mike e ngushtë e ambasadores Kim

U shfaq krah Berishës në “Foltore”, Evi Kokalari mike e

Aktivistja Evi Kokalari ka qenë sot e pranishme në “Foltoren” e tretë të ish-liderit të PD-së Sali Berisha, duke shprehur mbështetjen e thellë për të.

Gjatë fjalës së saj, Kokalari deklaroi se kryedemokratit Lulzim Basha nuk i ka mbetur më asgjë pos vulës, pasi baza e partisë është me Berishën. "Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë. Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD,” është shprehur aktivistja.

Por, në media ka qarkulluar një foto ku shfaqej ambasadorja amerikane Yuri Kim në shoqërinë e Evi Kokalarit. Në një intervistë për Syri Tv, Kokalari u shpreh se ajo dhe Yuri Kim, njihen prej vitesh në Amerikë, para se ajo të bëhej ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

U shfaq krah Berishës në “Foltore”, Evi Kokalari mike e
Aktivistja Evi Kokalari dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim

“E para, më bëri përshtypje sa shpejt gazetarët marrin informacione për gjëra të tilla, me të thënë të vërtetën. Së dyti, unë e njoh ambasadoren Kim përpara se të vinte në Shqipëri në 2020-ën dhe e konsideroj mikeshë. Ne folëm si mikesha, diskutuam shumë gjëra siç janë ngjarjet në Shqipëri, gjërat që po ndodhin në PD, por edhe ngjarjet në Amerikë,” është shprehur Kokalari.

Por çfarë deklaronte Kokalari për Bashën?

Pas përjashimit të ish-kryeministri nga grupi i PD-së, Kokalari theksoi se Basha ka rënë në një grackë që e shtyu të vedoste përjashtimin e Berishës.

“Ka rënë në grackë. Diku ka rënë në grackë dhe kjo ka bërë që të përjashtojë Berishën. Nuk e kam takuar asnjëherë Bashën por kam parë një paaftësi tek ai që nuk do ta çojë asnjëherë përpara. Nuk është zgjedhur nga populli dhe nuk e ka ndërtuar karrierën politike por i është dhënë,” shprehej Kokalari

Kujtojmë se sot, Berisha bëri nga “Foltorja” një deklaratë të fortë, ku u shpreh se në vitin 1991 ka kërkuar shpalljen “non-grata” të multimiliarderit George Soros dhe në shenjë hakmarrje sipas tij, Soros shpalli Berishën në vitin 2021.

 

Të fundit