Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi reagon pas vendimit të Kryesisë: Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh

Vokshi reagon pas vendimit të Kryesisë: Nga PD nuk më

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit nga PD. Kryesia e kësaj partie vendosi përjashtimin e saj dhe të mbështetësve të ish-liderit Sali Berisha nga PD.

Vokshi thotë se nga Partia Demokratike nuk e përjahstojnë dot individët, që nuk kanë lidhje me PD-në. Ajo thekson se i vetmi organ legjitim në PD është Komisioni i Rithemelimit, në të cilën Vokshi është anëtare.

Kjo e fundit thekson se në demokraci vendos sovrani, ndërsa i kujton Lulzim Bashës se është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e 18 dhjetorit.

"Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Në demokraci sovrani vendos!"-shkruan ndër të tjera Vokshi.

Të fundit