Flash News

Ditari i Opozitës

U shkarkua nga posti i kryetarit në Lushnje? Korreshi: Alibeaj bën akte si Partia e Punës

U shkarkua nga posti i kryetarit në Lushnje? Korreshi: Alibeaj bën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi akuzoi Enkelejd Alibeajn se fshihet pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në Lushnje.

Për Report Tv, Korreshi tha se ka pasur një komunikim, ka marrë një e-mail nga një prej anëtarëve të Kryesisë. Korreshi tha se Alibeaj që flet për dekomunistizim, bën akte si Partia e Punës.

“Shkarkuar apo ngarkuar nuk e dimë çfarë bëhet por ka pasur një komunikim, më kanë dërguar një email. Një nga ata të kryesisë ka marrë kontributin të bëjë gjithçka aty brenda për të vendosur cilët do jenë kryetarët e degëve. Më e bukura është se ai që flet për dekomunistizim dhe bën akte si në komunizëm. Nuk e di a jam tek PD apo tek partia marksiste leniniste. Ai që flet për dkeomunistizim dhe bën akte si Partia e Punës”, tha Korreshi.

Të fundit