Flash News

Ditari i Opozitës

U shkarkua si kryetar i PD në Fier, Baçi: Basha më ka kërkuar që të mos shkoj te 'Foltorja' e Berishës  

U shkarkua si kryetar i PD në Fier, Baçi: Basha më ka

Ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi ka hedhur poshtë deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha i cili ka thënë se nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të "bojkotojnë" Foltoren e Sali Berishës.

I ftuar në Report tv, Baçi tha se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.

"Basha më ka kërkuar që të mos shkoj, që të jem i paanshëm, po këtu nuk ka punë për neutralitet, por unë e shikoja të domosdoshme dhe më pëlqeu që nisi, ditën që ka ardhur Berisha në Fier, nuk jam marrë me organizimin, nuk kam bërë asnjë pune, thjesht kam ardhur vetë, nuk kishte nevojë, demokratët kanë nevojë për ndryshim", tha Baçi.

Ai tha se do të jetë i pranishëm në Kuvendin Kombëtar që do të thirret nga Sali Berisha, e ndërsa ka treguar edhe një realitet brenda PD-së, ku tha se ka votuar gjëra, që nuk i ka lexuar paraprakisht. 

“Sigurisht që do të jem, do të jem me 500 delegatët e Fierit sepse kanë firmosur të gjithë formularin. Do të jem aty. Unë doja të kërkoja dhe falje sepse në të vërtetë kemi votuar dhe për gjëra që nuk i kemi lexuar. Realisht në statut janë votuar gjëra që janë shumë të çuditshme, si për mua për shembull, kërkoj ndjesë. Më ka ardhur keq,”- tha Baçi.

Të fundit