Flash News

Ditari i Opozitës

Gjerkmarkaj tregon pse u shkri gazit me fjalimin e deputetit të PD-së: Ishte e qeshur kënaqësie

Gjerkmarkaj tregon pse u shkri gazit me fjalimin e deputetit të PD-së:

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka sqaruar se nuk mbajti dot të qeshurën ndërsa mbante fjalim kolegu i tij demokrat, Sajmir Korreshin në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke folur për Syri tv, Gjekmarkaj tha se ishte një e qeshur kënaqësie dhe jo përçmuese.

“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë.

Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës. Nuk ishte përçmuese.

Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë’, tha Gjekmarkaj.

Të fundit