Flash News

Ditari i Opozitës

U shpall ‘non grata, Berisha -ShBA-ve: Ose kërkoni ndjesë, ose publikoni një fakt. Ndryshe nuk tërhiqem

U shpall ‘non grata, Berisha -ShBA-ve: Ose kërkoni ndjesë, ose

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se SHBA-të kanë dy rrugë pasi e shpallën atë si person ‘non grata’.

Në një intervistë për ‘RTK 21’ në Kosovë, Berisha tha se SHBA ose duhet të kërkojë ndjesë ose të publikojë një fakt karshi tij, në të kundërt thekson se nuk tërhiqet nga ‘beteja’ e nisur.

“SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit.

Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij.  

Nëse vij në pushtet do shpall George Soros non grata. Unë vij në pushtet me vullnet të lirë të shqiptarëve Unë kam deklaruar me datën 20 maj. Një ditë pas shpallje non grata. Unë deklarova se Sali Berisha heq dorë. Pastaj mendova pse ma bënë këtë. Çfarë bëra unë. Unë në 8 vite kam luftuar korrupsionin. Me mijëra statuse dhe me mijëra deklarata. Unë nuk kam vënë firmë për asgjë. Mendova se këtë më bënë që të hesht. Atëherë thashë ti do kthehesh Sali në mënyrë që t’u dalësh zot edhe më shumë këtyre çështjeve”, ka deklaruar Berisha.

 

 

Të fundit