Flash News

Ditari i Opozitës

U skualifikua nga Komisioni i Vlerësimit, reagon Salianji: Isha më i vlerësuari nga anëtarësia e PD, kam vetëm një mision

U skualifikua nga Komisioni i Vlerësimit, reagon Salianji: Isha më i

Vjen reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ishte një nga emrat e njohur të PD që u skualifikua nga lista e kandidatëve për deputetë nga ana e Komisionit rë Vlerësimit. Sipas PD, një listë me emrat ku bën pjesë edhe Salianji, u shtyhet aprovimi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji thotë se ka sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare dhe se ka qenë më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.

Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje, mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbështetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji.

Të fundit