Flash News

Ditari i Opozitës

U takua me deputetët e PD, Bardhi zbulon diskutimet me zyrtarin e lartë të DASH

U takua me deputetët e PD, Bardhi zbulon diskutimet me zyrtarin e

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një takim me Mark Fleming, Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili zbardhi diksutimet që demokratët zhvilluan me zyrtarin e DASH.

Reagimi i plote: 

Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s.

Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Të fundit