Flash News

Ditari i Opozitës

U thirr në SPAK, Këlliçi tregon çfarë i kërkoi prokurorisë për dosjen 5D

U thirr në SPAK, Këlliçi tregon çfarë i kërkoi

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi foli publikisht lidhur me paraqitjen e tij sot në SPAK.

I ftuar ne Syri tv, a tha se dha detaje të lidhje me hetimet ndaj dosjes 5D dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi ka theksuar se ka ndejtur gati 2 orë në SPAK, ku ka kërkuar të bëhet publike për njerëzit se kush është ‘Lali Eri’ i cili del në komunikimet private të punonjësve të kompanisë 5D, e cila vidhte 100% fondet e bashkisë.

Këlliçi: Jam thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit që ka çështjen nën hetim, Klodian Brahon. Kam pasur një seancë gati 2 orë në lidhje me 5D.

Kam bërë të qartë që vendimi i GJKKO që është dhënë para pak muajsh në raport me këtë dosje, që kërkon trajtimin e këtij grupi si ‘grup i strukturar kriminal’, marrjen në pyetje të shtetases Jona  Beko, e cila në komunikime private me punonjës të tjerë të 5D, thoshte që te hoteli 50 milionë euro ka aksionet ‘Lali Erin’ në Durrës.

I kam kërkuar SPAK të na bëjë të ditur se kush është ‘Lali Eri’. Nëse ka mbetur ndonjë shqiptar që nuk e di.

Kam kërkuar të hetohet procedura e marrjes së titullit të pronësisë në të treja fushat ku 5 drejtorët e 5D kanë marrë me firmën e Veliajt 3 leje ndërtimi. Kemi informacione që është manipuluar e gjithë procedura dhe titujt e pronësisë.

Kam kërkuar të hetohet roli i titullarit të autoritet kontraktor në Bashkinë Tiranë që ka firmosur një pjesë të 46 tenderave që kam kapur unë për 5D. Deri në 2021 ka qënë Erion Veliaj personi që firmoste tendera për drejtorët e vetë dhe pas 2021 ka qënë Arbjan Mazniku, ish-zëvendëskryetar i Bashkisë Tiranë. Kam kërkuar të hetohet roli i tyre dhe e gjithë procedura që kanë ndjekur ata.

Kam kërkuar të ndiqet paraja. Për sa kohë që kemi një dëm të buxhetit të shtetit, kjo e gjitha si skemë financiare ka një faturë që i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe i kam kërkuar me ngulm SPAK që të hetohet sa është kjo faturë dhe të gjitha pronat dhe asetet e përfituara nga këta keqbërës zyrtarë të konfiskohen të sekuestrohen dhe t’i kthehen shtetit shqiptar. 

Të fundit