Flash News

Ditari i Opozitës

U thirr në SPAK, Kryemadhi: Dorëzova prova të reja për inceneratorët

U thirr në SPAK, Kryemadhi: Dorëzova prova të reja për

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK.

Kryemadhi tha se ka dorëzuar prova të reja rreth aferës së inceneratorëve, në cilësinë e kallëzueses kryesore të inceneratorit të Elbasanit. Kryemadhi tha se dorëzoi prova për mashtrim dhe vjedhje në inceneratorin e Elbasanit.

“Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan”, tha Kryemadhi.

Të fundit