Flash News

Ditari i Opozitës

U thirr në SPAK për shishen e parfumit, Hoti: Drejtësia të shqetësohet për bandat që bëjnë terror

U thirr në SPAK për shishen e parfumit, Hoti: Drejtësia të

Deputetja demokrate Elda Hoti u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar për një shishe parfumi që terrorizoi mazhorancën në seancën e dy javëve më parë.

Hoti tha nga SPAK se sot drejtësia duhet të thërrasë ministrat e përfshirë në afera korruptive dhe të shqetësohet më shumë për bandat që po terroizojnë qytetarët e pafajshëm.

“Pse nuk thërret SPAK Belinda Ballukun qe  me një më të rënë të lapsit në tunelin e Llogarasë ka fituar 50 mln euro. Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën për dosjen 184, Frida Krifcën që ka vjedhur fondet nga BE, Ogerta Manastirliun për koncesionet në shëndetësi. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.

Aferat korruptive që ka bërë, për këtë duhet të shqetësohet SPAK. Deklarova atë cka deklarova atë që thashë në parlamentin e Shqipërisë, është e turpshme që shqiptarët të merren me atë , sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë etën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”, tha Hoti.

Të fundit