Flash News

Ditari i Opozitës

U votua nga mazhoranca në Kuvend, Berisha: Tre veprimet që do ndërmarrim kundër mega-aferës së Portit të Durrësit

U votua nga mazhoranca në Kuvend, Berisha: Tre veprimet që do

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sërish projektin e kontestuar nga opozita për Portin e Durrësit i votuar këtë të enjte me votat e mazhorancës në Parlament.

Në një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook, Berisha renditi tre hapat që do të ndërmarrë PD lidhur me këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si një nga mega-aferat më të mëdha të qeverisë Ramma.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor.

Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen.

Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor.

Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format.

Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”, tha Berisha.

Të fundit