Flash News

Ditari i Opozitës

U zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, Paloka zbardh vendimin e PD: Nesër protestë për Ilvi Metën

U zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, Paloka zbardh vendimin e PD:

Pas zgjedhjes si kryetar i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka ka zbardhur vendimin e radhës të PD.

Sipas tij në një prononcim për mediat, në të gjithë vendin para komisariateve të policisë do të ketë një protestë të heshtur pas vdekjes së Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, i raportuar nga autoritetet si vetëvarje.

Po ashtu, paloka tha se rezoluta që miratuan për zgjedhjen e presidentit tregon qëndrimin që duhet të mbajë grupi parlamentar i PD-së, pasi Këshilli është organi më i lartë i partisë.

Falënderoj anëtarët për zgjedhjen e tyre, për mbështetjen për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se rizgjedhja ime ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar.

U miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë protestë të heshtur në Komisariatet në rrethe për aktin e rëndë, ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë Komisariati në Kavajë. Nesër në orë 08:00 në të gjitha rrethet. Në Tiranë do të jetë protestë e heshtur përpara Kryeministrisë”, tha Paloka.

I pyetur lidhur me mungesën e 36 deputetëve në këtë mbledhje, Paloka tha “ Ju e quani bojkot sot ishin të pranishëm mbi 200 anëtarë”.

 

Të fundit