Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U zgjodh nënkryetar i PD, Luçiano Boçi tregon objektivat: Synoj bashkimin e grupit

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, një ndër dy nënkryetarët e zgjedhur në selinë blu pak ditë më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama”, shpalli si objektiv kryesor bashkimin e grupit demokrat. Këtë e kërkojnë të gjithë, tha Boçi, por shtoi se vullneti për bashkim nuk duhet të mbetet në nivel deklarativ, por se, sipas tij, ai nis me aktin e tërheqjes së ankimimit në Gjykatën e Apelit të vendimit për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Kalvari nëpër gjykata, sipas Boçit, e çon partinë në një rrugë pa krye dhe duke qenë të përçarë dhe pa përcaktime juridike, mundësohet sundimi i partisë kundërshtare. Sakaq, Boçi foli edhe për krizën e çmimeve, ku akuzoi qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë serioze për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe biznesit të ndershëm.
Z.Boçi, cili do të jetë qëndrimi i opozitës përballë krizës së çmimeve që ka prekur edhe Shqipërinë?
Efekti domino i rritjes së karburanteve është i dukshëm dhe ka prekur jo vetëm mallrat e shportës, por një gamë të gjerë produktesh dhe ka vështirësuar jetën e shqiptarëve, ka rritur kostot. Ndërkohë që ul dukshëm vlerën e pagës reale. Të gjithë këto elemente duhet të vendosnin në alarm qeverinë, që duhet të ofronte paketa financiare për qytetarët, por edhe për bizneset e gjendura në vështirësi, me qëllim që të mos reflektohet. Nuk ka ndërhyrje, sepse qeveria rri e vëzhgon, madje i bie gjoksit për një 3 mijë lekësh. Është tallës për ato familje që janë në vështirësi ekonomike. Ndërkohë që mungojnë masat për kategoritë e tjera. Ajo që është kërkuar dhe që mund të konsiderohet në mënyrë efektive, ka qenë çështja e taksimit të karburanteve. Këtë e bën aktualisht Maqedonia e Veriut, një tërheqje të atij taksimi nga ana e qeverisë, taksës së rrugës, me qenë se paguhet edhe në forma të tjera. Kjo do të ndikonte në uljen e çmimit të naftës. Rrugëdalja tjetër është paketa financiare. Pati një reagim në vigjilje të rritjes së çmimeve.
Ne duhet të nxisim reagimin qytetar, reagimin e bizneseve dhe të gjithë shoqërisë që impaktohet nga rritja e karburantit. Të trysnojmë paketa financiare, t’i ofrojmë si zgjedhje teorike, ndërsa qeveria t’i zbatojë. Po vështirësohet çdo ditë e më shumë jetesa për mijëra e mijëra fermerë, mësues dhe pothuajse e të gjithë shoqërisë. Vërtet ka një konflikt që e ka nxitur këtë, por një qeveri e ndërgjegjshme mund të ndërhyjë me masa konkrete. Nuk mundet që një vend, i cili ka të ardhurat familjare më të ulëta, të ofrojë çmimet më të larta në BE. Jetojmë në një situatë abnsurde, me një qeveri absurde dhe një Kryeministër absurd.
Pak ditë më parë u përmbyll procesi i zgjedhjes së lidershipit të ri në selinë blu. Ju u zgjodhët një ndër dy nënkryetarët. Në këtë kuadër, cili do të jetë objektivi juaj në këtë detyrë të re brenda partisë?
Vlerësimin që më është dhënë e shoh si përgjegjësi për t’u fokusuar te çështja e bashkimit të Partisë Demokratike. Bashkim ky, i sanksionuar si fillesë për bashkimin e grupit parlamentar. Vëmendja ime e shtuar do të jetë pikërisht në arritjen e qëllimit të përbashkimit të grupit parlamentar të PD-së. Çështjet e “ofiqeve” janë dytësore. Nuk prevalojnë në momentin që jemi E rëndësishme është që të kemi kohezionin tonë dhe atë pjesë që e duam dhe e kërkojmë të gjithë. Të gjithë e kërkojmë bashkimin, por akoma jemi duke u përplasur me njëri-tjetrin në portat dhe rrugët për arritjen e bashkimit.
Bashkimi qëndron midis nesh, por secili nga ne gjen justifikime për t’u larguar sadopak. Janë procese që ndodhin në organizata politike. Nuk duhet t’i shohim me dramaticitet, sepse kanë ndodhur edhe në organizata të tjera. Por, duhet t’i shohim edhe pa neglizhencë, por me shqetësim dhe alarm. Kjo përcakton fatin e sjelljes. Ne do të përqendrohemi në ofrimin e idealit politik dhe në dhënien e kauzave Partitë bashkohen përmes kauzave, përmes proceseve. Nuk janë bashkime deklarative. Kanë akte bashkimet. Një ndër aktet është edhe tërheqja e ankimit absurd në Apel për kundërshtimin e 11 dhjetorit. Hapi tjetër është pranimi i deputetëve të përjashtuar, duke përfshirë edhe zotin Berisha. Më pas duhet të krijojmë atmosferën e domosdoshme për të kaluar në vendime të drejtimit të grupit parlamentar. Kjo do të na ndihmonte që të gjithë atë energji të shpërndarë në mënyrë sporadike në parlament ta grumbullonim në luftën tonë parlamentare, që është një nga luftërat më vizible të një force politike, sepse ka akses publik përmes mediave.
Bashkimi është edhe një përafrim me strukturat. Me anëtarët e PD-së. Kriza këtu ka qenë. Ka qenë një krizë besimi dhe ka reflektuar në grupin parlamentar. Kriza erdhi nga distanca midis lidershipit dhe anëtarësisë së PD-së. Anëtarësia e thirri kuvendin dhe anëtarësia bëri ndryshimet. Ne duhet të lexojmë vendimin e anëtarësisë.
Sipas jush, nuk e lexojnë deputetët situatën apo e interpretojnë ndryshe?
Po, të gjithë e lexojnë, e kanë sentimentin e afërsisë me elektoratin e tyre. Çdo ditë e dinë se distanca është e tillë apo e këtillë dhe të gjithë e kanë në shqetësimin e tyre të ekzistencës që të ngjizen me elektoratin dhe të jenë përfaqësues të tyre. Duke qenë se kjo dëshirë ekziston, duke qenë se ka pasur edhe pengesa që duhen rrëzuar, nuk duhet paragjykuar asnjë njeri në qëndrimet dhe deklaratat e tij.
Unë do pranoja një PD që ka debat, që ka fraksione sesa një parti që nuk zhvillon aksion politik, por është apatike, latente siç ishte dhe nuk prodhon politikë. Kurse sot ekziston kjo përplasje, por prodhon debatin e brendshëm që është i domosdoshëm. Aq më tepër, statuti ka përcaktuar që lejon mendimin ndryshme. Por, ne duhet të arrijmë atë që është kohezioni politik, duke përcaktuar objektivin politik, përmes kauzave dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët.
Në kampin e djathtë të gjithë flasin për bashkim. Të gjithë thonë se PD edhe e bashkuar ka vështirësi ta mund PS-në, ndaj e shikojnë bashkimin të domosdoshëm. Por, në këtë grupim ka disa që e shohin bashkimin pas vendimit të gjykatës, ndërsa ju thoni se ai duhet të tërhiqet. Si do zgjidhet kjo?
Nuk mund t’i japim kaq rëndësi atij vendimi. Vendimi është antiligjor, pasi mënyra sesi regjistrohen ndryshimet statutore në gjykatë për partitë politike nuk është e barabartë me një proces gjyqësor. Është regjistrim që vjen nga një zhvillim kuvendi. Kur dikush kërkon të bëjë ndryshime statutore, nuk mund t’i drejtohet gjykatës, por i drejtohet kuvendit. Ai është organi më i lartë. Ta mbledhin atë, t’i mbledhin delegatët siç u mblodh në datën 11 dhjetor. Këtu është logjika e vendimit.
Nuk mund të pres unë, duke pasur arsyetimin juridik, një gjë të tillë për të thënë se kush është PD. PD është “de fakto” partia demokratike. “De jure” është ai kuadrati ligjor, por që rregullohet me statutin e PD-së dhe jo me lojëra të trysnuara, që i kanë futur parangallin situatës në PD dhe synojnë ta tërheqin në një rrugë pa krye, në mënyrë që për zgjedhjet e afërta lokale ne të jemi në një gjendje të papërcaktuar ligjore, për çështjen e kandidatëve, komisionerëve, etj. Dhe, më pas kjo situatë të përcillet edhe në zgjedhjet politike dhe kjo mazhorancë të vazhdojë jetëgjatësinë e saj përmes trukeve të tilla ligjore, trysnive dhe formave jo adekuate me një sistem demokratik.
Çështja e deputetëve. Nuk e besoj se këtu është zgjidhja. Deputetët duan bashkimin, pavarësish si mendojnë për vendimin e gjykatës. T’i mbajnë edhe deklaratat e ndryshme. T’i zhvillojnë debate në parti. Por, ky debat të mos shndërrohet në qëllim ekzistence. Të ekzistojë grupi përmes një debati të ngritur në lartësinë e pretendimit. Debati shtjellohet e diskutohet, por brenda PD-së. Debatet duhet të lindin aty, të zgjidhen aty dhe t’i japin jetë asaj partie. Nuk gjykoj që në grup ka ndarje dhe hezitantë. Të gjithë duan bashkimin. Nuk ka një PD të grupit parlamentar dhe një PD të anëtareve./Panorama.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38