Flash News

Ditari i Opozitës

U zgjodh nga PD si drejtues politik në Shkodër, Boçi: Nuk ndihem i huaj

U zgjodh nga PD si drejtues politik në Shkodër, Boçi: Nuk

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është zgjedhur drejtues politik i PD në Shkodër.

Ai ka folur rreth këtij pozicioni të ri në News 24, duke thënë se zgjedhja e tij në Shkodër është mirëpritur. Boçi nuk lë pa përmendur as Elbasanin, teksa shprehet se ende i ruan kontaktet dhe lidhjet me degën pasi ka qenë një investim i shumë viteve.

"Punët politike nuk janë të lehta dhe çdo qark ka specifikat e veta me elementët e historisë së zgjedhjeve, humbjeve apo fitoreve.

E rëndësishëm është që Shkodra ka vokacion të djathë, kam nisur takimet aty si drejtues politik.

Në Elbasan ka nisur investimi përgjatë shumë viteve, por nuk jam shkëputur marrëdhëniet me degët dhe kontaktet  I kam ende.

Do shkëputem për të banuar në Shkodër sepse e kërkon angazhimi dhe pasioni për politikën dhe është e domosdoshme takimi me banorët, për të kuptuar edhe problemet që ata kanë.

Zgjedhja ime në Shkodër ka qenë pozitive dhe është mirëpritur, më ka ardhur bashkëpunimi që unë kërkoj nga kolegët ka qenë një reaksion pozitiv’‘, tha Boçi.

Të fundit