Flash News

Ditari i Opozitës

U zgjodh numri dy i PD, Noka në 'Politiko': Vlerësimi pasohet me obligim; Përgjigja ime për skeptikët

U zgjodh numri dy i PD, Noka në 'Politiko': Vlerësimi

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka treguar si e ka pritur votimin e tij për t’u emëruar si Sekretari i Përgjithshëm i PD, i cilësuar ndryshe edhe si numri dy i partisë.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Noka tha se ky post për të do të thotë vlerësim dhe obligim për vitalizmin e mëtejshëm të PD.

“Është vlerësim që më është dhënë nga kryetari i partisë dhe nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Këto rrisin detyrimet që ke për të shtuar forcat dhe për tu angazhuar më shumë, vlerësimi pasohet me obligim për të kontribuar maksimalisht për ta vitalizuar këtë forcë që të kthehet aty ka qenë një forcë politike fituese.

Bashkë me ekipin që zgjodhi Kuvendi Kombëtar, këshilli, Kryesia kemi përgjegjësi më të mëdha”, tha Noka.

I pyetur të komentojë skeptikët se Komisioni i Rithemelimit është parë më shumë si rikthim, Noka thotë se që një parti të jetë e shëndoshë, karriera duhet vendosur mbi bazë kontributi.

Noka ka qenë aty para se të vinte Basha e tjerë. Do jem deri kur ta largojë vota, kjo është demokracia. Kam kontribuar maksimalisht gjithë jetën e tij politike, por askush nuk e  tha këtë gjë kur në PS Ruci ishte 30 vjet sekretar i përgjithshëm i saj.

Që një parti të jetë e shëndoshë karriera duhet vendosur mbi bazë kontributi. Ne zhvilluam proces organizativ. PD do ti nënshtrohet procesit të hapjes. Bëhet fjalë hapje ndaj vlerave, kapaciteteve kontribuuesve në demokraci. Do ishte problem sikur në pozicione të tilla të propozonin njerëz të katapultuar. Berisha ka treguar qartësisht këtë gjë në 2005”, u shpreh Noka.

Të fundit