Flash News

Ditari i Opozitës

U zgjodh Sekretare për të Përndjekurit Politik, Godole: Ky është një angazhim vullnetar, s'duhen trajtuar më si barrë

U zgjodh Sekretare për të Përndjekurit Politik, Godole: Ky
Jonila Godole

Studiuesja Jonila Godole ka folur pasi u vendos Sekretare për të Përndjekurit Politik në PD. Ajo ka thënë se ky është një angazhim vullnetar, duke vënë theksin se roli që ka pasur në zbardhjen e krimeve të komunizmit. Godole u shpreh për "News 24" se është koha që politika t'ju rikthejë dinjitetin të përndjekurve dhe jo t'i trajtojë si barrë.

“Roli im është mjaft delikat dhe i rëndësishëm për të atë se çfarë është bërë, çfarë duhet bërë, çfarë nuk është bërë mirë. Nuk mund të vazhdojë më politika shqiptare t’i trajtojë të përndjekurit si barrë, por duhet t’iu rikthejë atyre dinjitetin. Ky është një angazhim vullnetar. Ky ka qenë një kusht i rëndësishëm për mua, që ky është angazhim vullnetar.

Unë jam pedagoge, do vazhdoj të drejtojë Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, dhe ky është angazhim vullnetar. Unë nuk jam e punësuar, s’kam zyrë timen, prandaj unë e quaj si një këshilltare e një force politike. Nuk do më dukej e logjikshme të më kërkonte mua mendim PS, kur nuk ka pasur asnjëherë interes për këtë kauzë", është shprehur Godole.

Kjo e fundit tha se çështja e të përndjekurve politikë është një kuzë që shkon përtej partive, duke bërë me dije se do të bashkëpunojë me ta dhe të rinj për të trajtuar problematikat.

Sipas saj, PD ka bërë shumë për të përndjekurit në vitet e para të demokracisë, duke nënvizuar se kjo parti nuk duhet të bëjë kompromise për të ecur përpara.

 

Të fundit