Flash News

Ditari i Opozitës

U zgjodh zv.president i CDI, Berisha: Zgjedhja ime në postin e lartë është nderim për sakrificat tuaja

U zgjodh zv.president i CDI, Berisha: Zgjedhja ime në postin e lartë

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para Kryeministrisë, aty ku po mbahet Foltorja 2.

Berisha deklaroi para qytetarëve se vjen nga Brazili aty ku ka marrë mbështetje nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate.

Berisha foli për zgjedhjen si zv.president i CDI duke e cilësuar si nderim për sakrificat e demokratëve.

“Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.

Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet. Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.

Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu.

Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit