Flash News

Ditari i Opozitës

"U zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë", denoncon ish-deputeti: Olta Xhaçka, me helikopter për fushatë elektorale në Dibër

"U zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë",

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar shpenzimet e larta të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me paranë publike për interesa partiake.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjunkshi shprehet se: “Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro të shqiptarëve çdo javë me helikopter për fushatë elektorale në Dibër”.

Sipas Gjunkshit, është skandaloz fakti se prej një viti Xhaçka ka shpenzuar gati gjysmë milioni euro nga paratë e qytetarëve, ndërsa secili nga këta të fundit “harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, blen vetë bombolën e oksigjenit dhe rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të përplaset”.

Reagimi i plotë i Gjunkshit:

Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa pricatë partiakë, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.

Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët



Të fundit