Flash News

Ditari i Opozitës

Çuçi ministër i Brendshëm, Strazimiri-Ramës: Nuk ka asnjë dallim midis një personi që ti nxjerr nga WC-ja apo nga dhoma e gjumit

Çuçi ministër i Brendshëm, Strazimiri-Ramës: Nuk ka
Foto Ilustruese/ Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama 2 pak para zgjedhjeve, ku dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, u pasua me emërimin e Bledi Çuçit në këtë pozicion.

I ftuar në RTV Ora, Strazimiri është shprehur se s’ka asnjë dalim mes një personi që Rama e nxjerr nga WC-ja dhe një tjetri që e nxjerr nga dhoma e gjumit.

Pyetje: Sot presidenti ka dekretuar emrin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm. Një opinion tuajin.

Gent Strazimiri: Zakonisht, këtë, anglezët e quajnë “kitchen cabinet”, brenda një familje ndërrohen vendet. Janë tipare të diktaturave, jo të demokracive. Kemi një kitchen drejtësi, çelësat e drejtesisë janë në duart e vëllezërve, motrave apo kunetërve të kësaj administrate. Është kjo drejtësi që ne presim të jetë e pavarur dhe të çojë pas hekurave të pushtetshmit. Një “kitchen drejtësi”, “kitchen cabinet” apo “kitchen gjithçka” rreth rrethit shumë të ngushtë të Edi Ramës apo dhomës së gjumit të Edi Ramës, nuk mund të jetë e pavarur, nuk mund të jetë në dobi të shtetit. Unë mendoj që rezultati duhet të jetë i tillë që të shembet nga fillimi. “Kitchen cabinet”, “kitchen drejtësi” nuk sjell asgjë të mirë as për sot, as për nesër.

Pyetje: Nuk shihni asgjë pozitive, krahasuar me figurën e Sandër Lleshaj?

Gent Strazimiri: Jo, nuk shoh asnjë dallim midis një personi që Rama e nxjerr nga wc-ja apo një personi që e nxjerr nga dhoma e gjumit dhe e vë në Ministri të Brendshme.

Të fundit