Flash News

Ditari i Opozitës

Çuçi ministër i Brendshëm, Vasili: Çelësa kopil që hapin çdo derë

Çuçi ministër i Brendshëm, Vasili: Çelësa

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë se Bledi Çuçi do të emërohet si ministër i Brendshëm, ndërsa Milva Ikonomin do të mbajë postin e ministres së Bujqësisë.

Lidhur me këto ndryshime ka folur në “News24”, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili duke u shprehur se Çuçi  dhe Ikonomi s’kanë asnjë lidhje me PS, duke i cilësuar si “çelësa kopil që hapin çdo derë”.

“Marioneta që zëvendësojnë njëri tjetrin. Vetëm konfirmim tjetër se  të dyja ndryshimet për ata që janë militantë të PS, emra që s’kanë asnjë lidhje me PS vijojnë në marrjen e copave të pushtetit. Ndryshimi i ka bërë boll të qeshin, nga ministria e bujqësisë tek ministria e brendshme. Si çelësa kopil që hapin çdo derë",  tha Vasili.

Të fundit