Flash News

Ditari i Opozitës

‘Udhëtim falas me urban’/ Zhulali: Erion, gratë i njohin mirë gënjeshtrat e tua

‘Udhëtim falas me urban’/ Zhulali: Erion, gratë i njohin

Anëtarja opozitare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka reaguar në lidhje me postimin e fundit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, ku njoftonte se gratë dhe vajzat do të udhëtonin falas ditën e nesërme, 8 mars.

Në postimin e saj në Facebook, Zhulali i kujton Veliajt se gratë e Tiranës i njohin mirë gënjeshtrat e tij, qofshin ato edhe nga qelia.

Postimi i plotë:

Erion,

Gratë i njohin mirë gënjeshtrat e tua, dalshin këto edhe nga qelia.

A na e thua pse NUK e miratove kërkesën time në Këshillin Bashkiak që grave t’u ofrohej autobusi falas gjatë gjithë vitit?

A na e thua si na u zbatoka tani “porosia jote” PA vendim të Këshillit Bashkiak?

A nuk zure mend nga urdhri me “porosinë tënde të veçantë” në rastin e incineratorit?

Gratë e Tiranës nuk kanë nevojë për lëmoshën tënde, se janë ATO që e furnizojnë GJYSMËN e buxhetit të bashkisë me taksat e tyre! Por duan infrastrukturë dhe shërbime që ua lehtësojnë jetën, që u mundësojnë edhe punësimin, edhe përkujdesjen për familjen.

Më mirë hesht Erion! Të jesh i bindur që ky 8 mars do të jetë më i bukur me një hajdut më pak në Tiranën tonë!

Të fundit