Flash News

Ditari i Opozitës

Udhëtimet me "charter" të Ramës, Berisha: Ka dyshime të forta që i ka përdorur për qëllime të dyshimta

Udhëtimet me "charter" të Ramës, Berisha: Ka dyshime

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka ngritur dyshime pasi u pengua hetimi i fluturimeve me "charter" të kryeminstrit Edi Rama.

Sipas Berishës, problemI nuk qëndron vetëm te kostot. Ai shkoi më tej, duke thënë se ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit. Berisha tha se importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit.

“Një mekanizëm që ka ngelur për luftën kundër korrupsionit janë komisionet hetimore, të cilat Kushtetuta e Shqipërisë i njeh si e drejtë taksative. Neni 77 thotë: Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një ¼ të anëtarëve të tij, është i detyruar të ngrihet komisioni hetimor.

Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për 137 udhëtimet me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet?

Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrrë. Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin. Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër.

Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit. Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera. Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka. Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite”, u shpreh Berisha.

PD kërkon që të verifikohet ligjshmëria e shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të kryeministrit në detyre nga data 10 shtator 2013 deri më 31 tetor 2022. Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor u depozitua në Kuvend nga 36 deputetë. Sipas PD, kryeministri rezulton se ka udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit "charter".

Të fundit