Flash News

Ditari i Opozitës

“Udhëtimi më i rrezikshëm i jetës”/ Berisha rrëfen kalimin e kufirit të minuar: Mund ta kaloja pa e kuptuar

“Udhëtimi më i rrezikshëm i jetës”/ Berisha

I ftuar në bisedën “Elevate”, Sali Berisha ka rrëfyer një nga përvojat më të rrezikshme të jetës së tij, një udhëtim që, sipas tij, e ka bërë gjatë viteve të gjimnazit.

I pyetur nëse gjatë asaj periudhe kishte shkuar ndonjëherë në shtëpi, Berisha tregoi se në vitin e parë kishte udhëtuar për festat e Nëntorit, duke e cilësuar atë si “udhëtimin më kalorësian të fëmijërisë” së tij.

“Shkova me një skodë. Kufiri ishte i minuar. Kishin vendosur lloje të ndryshme minash me eksploziv. Si përfundim, mund të them se ajo ka qenë rruga më e rrezikshme që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga Garo se me kë e kishte bërë këtë udhëtim, ai theksoi se kishte udhëtuar i vetëm, duke nënvizuar dy rreziqe kryesore: minat dhe mundësinë për të kaluar kufirin pa e kuptuar.

“E bëra vetëm. Problemi i parë ishin minat dhe i dyti fakti se mund ta kaloja kufirin pa e ditur”, tha Berisha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Të fundit