Flash News

Ditari i Opozitës

‘Çudia më e madhe tri ditë zgjat’, Cara: Gjici “mundi” Portin, kanabisin, Kosovën dhe rënien e euros

‘Çudia më e madhe tri ditë zgjat’, Cara: Gjici

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara ka komentuar publikimin e video skandalit seksual të Safet Gjicit.

Në një postim në Facebook, Cara shkruan se video e ish kryebashkiakut të Kukësit goditi në  shenjë, duke lënë mënjanë edhe situatën e nxehtë në Kosovë, apo edhe legalizimin e kanabisit.

Çudia më e madhe tri ditë zgjat! Video e ish kryebashkiakut goditi në  shenjë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë zbatimit të “projektit” të portit të Durrësit nuk pati as kohën dhe as vëmendjen e duhur për t’u diskutuar. Rreth 3 miliardë euro nga fondet publike, të destinuara për këtë projekt, në emër të zhvillimit, që nuk ka asnjë lidhje as me Durrësin, as me turizmin, por me interesa të ngushta për të përfituar Rama & Co.

Pa harruar vatrën e nxehtë, Kosovën, që do të duhej të ishte kryefjala e çdo dite.

Dritë jeshile ju dha, sa hap e mbyll sytë, edhe legalizimit të kanabisit, që do të shoqërohet me ngritje Agjencish e Komisionesh.

As rënia e euros, që nisi çuditërisht pak ditë përpara zgjedhjeve vendore nuk u analizua. Përkundrazi po hyn në ciklin e “normalitetit” të diktuar nga partia shtet.

Gjici “mundi” Portin, kanabisin, Kosovën, rënien e euros dhe çdo çështje jetike në këtë vend!”, shkruan Igli Cara.

Të fundit