Flash News

Ditari i Opozitës

Uji i ndotur në çezmat e Tiranës, Shehaj: Me të njëjtën cilësi rrodhën figurat e Rilindjes në cirkun e sotëm

Uji i ndotur në çezmat e Tiranës, Shehaj: Me të

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar ne rrjetet sociale skandalin që u shfaq në Tiranën me ujin e pijshëm kur në çezmat e një zonë të madhe te kryeqytetit uji shkoi i ndotur. 

Duke sjellë një tjetër pasqyrim të realitetit sot dhe deklaratave në mitingut të hapjes së fushatës për rilindjen, ajo shkruan se "me të njëjtën rrjedhje e cilësi të këtij uji në çezmat e Tiranës ditën e djeshme, ashtu rrodhën figurat dhe fjalimet e Rilindjes në cirkun e sotëm".

"Me të njëjtën rrjedhje e cilësi të këtij uji në çezmat e Tiranës ditën e djeshme, ashtu rrodhën figurat dhe fjalimet e Rilindjes në cirkun e sotëm.

Por për një gjë të jenë krenarë Rilindasit e Tiranës, lekët që Lali ua vodhi për t’ja dhënë Noizit nuk shkuan dëm.

Për të tjerat jeni të sqaruar me këtë video", shkruan Shehaj.

Të fundit