Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ulim taksat për biznesin e vogël, nxisim gratë në biznes”, Këlliçi ndan 5 prioritetet me sipërmarrëset në Tiranë

“Ulje taksash dhe lehtësira në shërbime, për të nxitur suksesin e grave dhe vajzave sipërmarrëse në Tiranë”.
Ky ishte angazhimi i Belind Këlliçit gjatë një takimi që ai zhvilloi me gra sipërmarrëse në kryeqytet. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, prezantoi planin për uljen e taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të prekin 45 mijë biznese të vogla në Tiranë, shumë prej të cilave drejtohen nga gratë.
“Kam premtuar dhe do të jetë realitet pas 14 majit, zerimi i taksës së infrastrukturës arsimore. Një taksë mjaftë e rëndësishme për t’u përmendur, për vetë faktin, që të gjithë zonjat këtu sipërmarrëse e dinë shumë mirë se këtë taksë e paguajnë dy herë: e paguajnë një herë si biznes dhe një herë si familje."
"Gjithashtu do të heqim taksën për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë. Do të reduktojmë katër taksa të tjera në masën 30%: taksën e fjetjes në hotel, taksën e tabelës informuese, taksën e truallit, taksën mbi ndërtesën."
"Ndërkohë, për tarifat do të reduktojmë dy tarifat kreysore: tarifën e pastrim gjelbërimit, që është një tarifë e cila shpesh herë rëndon xhepat tuaj, po nga ana tjetër ju nuk e merrni shërbimin e pastrimit në bizneset tuaja. E kam marrë këtë shqetësim nga një pjesë dërrmuese e bizneseve. Dhe tarifën e hapësirës publike, e cila është shpesh herë një linjë e drejtpërdrejtë e korrupsionit tatimor nga administrata tatimore në Bashkinë e Tiranës”-u shpreh Belind Këlliçi.
Ai tregoi gjithashtu, se ulja e taksave dhe tarifave vendore do të formalizojë shumë biznese, të cilat aktualisht përdorin forma korruptimi ndaj administratës tatimore, për të mos paguar taksat.
Sipas Belind Këlliçit, raportet ndërkombëtare të Bankës Botërore tregojnë që bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka një numër prej 38% të biznesit që nuk ja vjel taksat, tregues ky i nivelit të lartë të abuzimit.
“Për shkak të rritjes pa asnjë logjikë të taksave dhe tarifave vendore, gjatë këtyre 8 viteve, informaliteti, që do të thotë numri i bizneseve që nuk paguajnë taksa dhe tarifa, është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, të bëra publike vitin e kaluar, sot që ne flasim të paktën 38% e taksave në kryeqytet nuk mblidhen nga bashkia."
"Kjo tregon për informalitet dhe nivel shumë të lartë korrupsioni. Kjo ka prodhuar një situatë krejt të pazakontë, ku nga njëra ana bizneset që paguajnë taksat shkojnë në kufijtë e mbijetesës, ndërsa bizneset që u shmangen taksave përpiqen të korruptojnë administratën tatimore, ose të shkojnë drejt falimentit. Plani im për uljen e taksave dhe tarifave do të bëjë të mundur që të gjitha bizneset realisht ta kenë mundësinë t`i paguajnë taksat”-u shpreh Belind Këlliçi.
Për këtë arsye, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e grave dhe vajzave në Tiranë, për t`i dhënë fund modelit korruptiv të Erion Veliajt në bashkinë e kryeqytetit.
“Jo më larg se para dy javësh, pesë nga dhomat kryesore të tregtisë në Tiranë, në Shqipëri, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane, Dhoma Italiane, Franceze dhe Konfindrustria, dolën për herë të parë në një deklaratë të përbashkët ku shprehën shqetësimin për nivelin e korrupsionit, informalitetit dhe për klimën armiqësore në tërësi ndaj biznesit në Shqipëri, por në Tiranë në mënyrë të veçantë."
"Unë besoj se ju kanë mjaftuar 8 vite për të testuar se çfarë është i aftë të bëjë ai që sot na drejton në krye të bashkisë Tiranë. E keni parë deri më sot modelin e tij dhe nuk do të keni asgjë njëlloj nga çkeni parë deri në këto 8 vite prej Erion Veliajt në bashkinë që pret qytetarët e Tiranës pas 14 majit”-u shpreh Këlliçi.
Gjatë takimit, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, t`i jepet fund selektimeve politike në dhënien e kredive të buta për familjet në Tiranë, ku shpesh mbeten pa përfituar shumë gra e vajza që vijnë nga kategori vurnerabël të shoqërisë.
“Nuk duhet të bëhet kualifikim politik apo selektim politik kur vjen puna te një çështje kaq e rëndësishme, saç është kredia e butë për strehim, sidomos kur flasim për zonja që mund të jenë të veja, sidomos kur flasim për familje në nevoja ekstreme ekonomike në vështirësi shumë të thella ekonomike, apo dhe kur flasim për familje që nuk kanë asnjë njeri të punësuar, apo nuk kanë asnjë mundësi për të përballuar jetesën në Tiranë”- tha Këlliçi.
Gratë sipërmarrëse në Tiranë, kanë mirëpritur dhe shprehur mbështetjen për programin e Belind Këlliçit, ndërsa kanë treguar se nga viti në vit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama dhe bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, po çon drejt falimentit biznesin në kryeqytet.
“Në fund të vitit 2019, ishin në fakt 25.4 % gratë sipërmarrëse nga totali i ndërmarrjeve aktive, flasim gjithmonë. Pra kemi një rënie të numrit të grave që drejtojnë. Do ju them vetëm një fakt: as pandemia nuk mbylli aq biznese sa mbylli inflacioni dhe rritja e kostos këtë vit në 2022-in, në Tiranë, po Tirana mban kampion, edhe në gjithë Shqipërinë."
"Taksa progresive që këta kërkojnë të miratojnë me këtë ligj që ata duan të miratojnë për profesionet e lira, të jeni të bindur se kjo kategori e profesioneve të lira që janë të formalizuara në treg do të falimentojnë shumë shpejtë”-u shprehën disa nga pjesëmarrëset në takim.
Gjatë takimit me gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Tiranë, Belind Këlliçi prezantoi edhe 5 prioritetet e tij për drejtimin e bashkisë si: Tranpsorit publik falas, ulja e taksave, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” apo dhe ndërtimi i 500 oazeve të gjelbra, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit. Sipas Këlliçit, ky program i paraqitur prej tij, ka në thelb uljen e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38