Flash News

Ditari i Opozitës

Ulsi Manja në krye të drejtësisë, PD: Provokim ndaj shqiptarëve, u cënua besimi tek institucionet

Ulsi Manja në krye të drejtësisë, PD: Provokim ndaj

Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës në krye të ministrisë së Drejtësisë. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar, nga ku u mësua se Manjës i ishte besuar drejtësia.

Deputeti i zgjedhur Enkelejd Alibeaj e konsideron emërimin e Manjës nëj provokim ndaj shqiptarëve, duke e akuzuar se ka kryer krime elektorale dhe duke evidentuar përgjimet e "Dosjes 184".

Ai shton se emërimi i Manjës në krye të drejtësisë cënon besimin e qytetarëve te institucionet. Alibeaj thekson se votat e vjedhura po përdoren si imunitet për krimet, duke i shkaktuar dëm qytetarëve dhe vendit.

"Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët", shkruan ndër të tjera Alibeaj.

Të fundit