Flash News

Ditari i Opozitës

“Ulsi Manja një kriminel elektoral”, Berisha: Po dalin të dhëna që fundosin Ramën përfundimisht

“Ulsi Manja një kriminel elektoral”, Berisha: Po dalin të

Sali Berisha foli për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ku u ndal tek atentati në “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën pesë të tjerë.

Ish-kryeministri tha se vrasësit ndodhen në qeveri dhe nuk i kurseu kritikat ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke e quajtur këtë të fundit një kriminel elektoral.

“Kujtoni vrasjen në Don Bosko. Unë i akuzova sepse vrasësi i saj fshihet në qeveri dhe nuk dhanë asnjë përgjigje. Ulsi Manja krimineli elektoral u ngrit dhe deklaroi se ndjehet krenar. Kurrë ndonjëherë parlamenti nuk ka qenë ndonjëherë në këtë shkallë të inkriminimit."

"McGonigal ka qenë ndërmjetës, e morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal dhe këtë e deklaron ish presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë që kanë qenë këtu në atë kohë. Po dalin të dhëna që e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtar”, tha Berisha.

 

Të fundit