Flash News

Ditari i Opozitës

Ultimatumet për shkarkime, kryebashkiaku i Kavajës: Nuk do dëgjoj Ramën, vazhdojmë punën

Ultimatumet për shkarkime, kryebashkiaku i Kavajës: Nuk do dëgjoj

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka komentuar ultimatumet dhe urdhrat e Ramës për kryetarët e bashkive të vendit, sa i përket shkarkimit të drejtorëve.

I ftuar në Syri Tv, Qosja ritheksoi se nuk do të dëgjojë Ramën për shkarkimet duke vënë në dukje se në Kavajë puna vijon pa probleme.

Ai tha se si kryebashkiak mund të bëjë shembje e shkarkime, por jo me urdhrat e Ramës.

“Nuk ishte as çështje, as sfidë, as përballje; ishte çështje e së vërtetës, sepse në një moment x aty, tha se në Kavajë nuk është bërë gjë, me legalizime jeni zero  dhe faktikisht nuk ishte e vërtetë, sepse kjo pjesa e legalizimeve ishin bërë 60 aplikime, 20 kontrata, pra kishte ecur puna. Jo në maksimum, por ka ecur.

I thashë një të vërtetë, dhe ai reagon siç di ai të reagojë, dhe nuk na bën përshtypje.

Në Bashkinë e Kavajës, apo të opozitës, ne vazhdojmë punën dhe unë kam bërë shembje, dhe unë kam bërë shkarkime punësh e mund të bëj prapë, por jo në varësi të kryeministrit, jo në varësi të asaj gjëje që thotë.

Kjo është një punë periodike që duhet ta bëjë çdo bashki apo institucion ku është, dhe kjo gjë nuk është çështje fushate se “hajt po shembim çdo gjë që ka bërë dynjaja e po e ndërtojmë sërish”. Por nuk është kjo çështja!

Prandaj edhe unë e thashë se sa i përket shkarkimeve nga puna, nuk do e dëgjoj kryeministrin, sepse do vazhdoj ta drejtoj institucionin kështu siç di unë – nuk ndikon kjo gjë te puna.

Nuk besoj se kryeministri ka shkuar deri aty sa të na urdhërojë ne të opozitës, pastaj po erdhi kjo, vajmedet.

Për hir të së vërtetës, ai bën kësi gjërash me kryebashkiakët që i ka zgjedhur vetë, ndërsa ne të tjerët jemi të zgjedhur me votë.

Madje ne kemi bërë beteja edhe më të mëdha se kjo me kryeministrin, dhe nuk na bën përshtypje.

Një njeri që merret me politikë duhet të zgjidhet me votë, në të kundërt ai është i emëruar. Unë njoh kolegë dhe ka njerëz pozitivë e njerëz të mirë, por frymën e brendshme brenda PS as që më intereson ta di.

Atje ku jam unë në Kavajë, shquhet për këto gjëra, për rebelizëm, pra jemi në habitatin tonë në këtë pjesë dhe është pritur mjaft mirë, reagimi dhe komentet kanë qenë pozitive.

Takimi me Mirela Kumbaron është një takim rutinë, ajo vjen si ministre Turizmi për të kontrolluar, është çështje administrimi dhe nuk ka lidhje me çështjen e politikës.

Nuk ka tendenca për të kontrolluar bregun e Kavajës, aty ka vetëm njerëz të zonës që kanë blerë tokat vetë, kanë marrë kredi vetë, bashkia është munduar t’i ndihmojë duke ua bërë më të lehtë investitorëve, pasi janë ndërtuar disa hotele atje”, tha Qosja.

Të fundit