Flash News

Ditari i Opozitës

‘Ultimatumi’ i 5 janarit, Garo: I kemi lënë boll hapësirë Bashës, Berisha e nxjerr PD-në nga gjumi

‘Ultimatumi’ i 5 janarit, Garo: I kemi lënë boll

5 janari është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i ka lënë Lulzim Bashës për të liruar zyrën e kryetarit në selinë blu.

Drejtorja e komunikimit pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo, tha se 5 janari është një kohë mëse e mjaftueshme për Lulzim Bashën, në mënyrë që ai të reflektojë për vullnetin e qytetarëve.

Në një intervistë për Report Tv, Garo tregoi se në rast se Basha nuk liron zyrën deri më 5 janar, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, do të veprojnë si përmbarues pa dhunë.

“Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale”, tha Garo.

Ndër të tjera, Garo beson se vetëm Berisha mund të arrijë ta nxjerrë partinë nga gjumi apatik. “Vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik. Bashës i mungonte formula e fitores. Berisha di që t’i energjizojë njerëzit dhe ti çojë drejt fitores”, tha Garo.

Të fundit