Flash News

Ditari i Opozitës

Ultimatumi i Berishës për Bashën, Alibeaj: Asgjë s’ndodh më 5 janar

Ultimatumi i Berishës për Bashën, Alibeaj: Asgjë

Ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kërkuan kryetarit demokrat Lulzim Basha të respektojë vendimet e marrë në Kuvendin dhe referendumin e organizuar prej tyre dhe të largohet nga zyra e tij brenda datës 5 janar. 

Nënkryetari i PD,  Enkelejd Alibeaj është pyetur lidhur me këtë ultimatum, por sipas tij në 5 janar nuk do ndodhë asgjë. I ftuar në ABC, Alibeaj thotë se ultimatumi i Berishës është surrealist.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, PD është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”, tha Alibeaj.

 

 

Të fundit