Flash News

Ditari i Opozitës

Ultimatumi i Berishës për lirimin e zyrës, Basha: Në 5 janar nuk do ndodhë asgjë

Ultimatumi i Berishës për lirimin e zyrës, Basha: Në 5 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në konferencën e fundit për këtë vit lidhur me ultimatumin që ish kryeministri Sali Berisha i ka vendosur për të liruar selinë në 5 janar.

Basha tha se pavarësisht paralajmërimeve të Berishës, në 5 janar nuk ka për të ndodhur asgjë dhe se PD është e përgatitur për çdo situatë.

“Dua ti them të gjithë demokratëve, asgjë nuk do të ndodhë. Do tu them shqiptarëve se PD është e përgatitur për çdo situatë, dhe ne nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga trazicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve përballë regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij tek përplasja e demokratëve në interes të një personi të vetëm”, tha Basha.

Basha u pyet edhe nëse do të ketë negociata me Berishën

“Ëndrra e Ramës për ta damkosur PD me non gratën amerikane mori fund në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të jenë të bashkuar, por mbi të gjithë e zgjodhën me vetëdijen  se kurrkush post nesh nuk posedon forcën dhe vizionin për të ecur përpara.

Ndaj vendimi i tyre është i qartë, është jo vetëm një vendim që i shërben qytetarëve. Vendimi është të ecim përpara, nuk ka kthim më pas. Ky është një lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës, por është një lajm i shkëlqyeshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”, tha Basha.

 

Të fundit