Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ultimatumi i Ramës për Policinë/ PD flet me emra: Nëse kërkon të infiltruarit, të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku i kritikoi këta të fundit dhe iu la 11 ditë afat që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu, që bashkëpunojnë me krimin.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Rama pas 8 vitesh në pushtet dhe pas mori pushtetin me krimin i kërkon Drejtuesve të Policisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu. Sipas tij, kjo është një lojë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, që vuajnë modelin e krijuar nga Edi Rama, atë të bashkëqeverisjes me krimin.
Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se prej vitesh PD ka mbështetur policët e ndershëm të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi dhe sipas tij, një polic që kërkon t’i shërbejë ndershmërisht qytetarëve, nuk mund të ndihet i sigurt në ushtrimin e detyrës së tij kur sheh që kryeministri u bën peshqesh, jo një, por dy ministra të lidhur me krimin.
Alibeaj tha se nëse Rama kërkon të infiltruarit në policinë e shtetit, le të fillojë të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë, duke përmendur dhe disa emra të përveçëm të drejtuesve të Policisë së Shtetit.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Shqiptarët dëgjuan sot kryeministrin në rolin e shejtanbudallait, që pas 2 mijë e 920 ditësh, pra 8 vitesh, në një pushtet të fituar me mbështetjen e krimit dhe që e ushtron në mbështetje të krimit, t’u japë 100 ditë afat drejtuesve të policisë për të gjetur të infiltruarit në rreshtat e forcave të rendit.
Shqiptarët dëgjuan themeluesin e modelit të bashkëpunimit me krimin, atë që futi njerëz me rekorde kriminale në parlament, bashki dhe administratë, të zgjohet një ditë vere dhe të flasë për bashkëpunim të policisë me krimin.
Fatkeqësisht kjo nuk është shaka, madje kjo nuk mund të quhet më as hipokrizi, kjo është një lojë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, që vuajnë modelin e krijuar nga Edi Rama, atë të bashkëqeverisjes me krimin.
Ndaj edhe situata e rendit dhe sigurisë në vend nuk mund të kishte rezultat tjetër, përveç revanshit të krimit që ndihet i paprekshëm pasi ka shërbyer pushtetin në rrëmbimin e të drejtës të qytetarëve për të votuar të lirë.
Prej vitesh Partia Demokratike ka mbështetur policët e ndershëm të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Ne e dimë që një polic që kërkon t’i shërbejë ndershmërisht qytetarëve, nuk mund të ndihet i sigurt në ushtrimin e detyrës së tij kur sheh që kryeministri u bën peshqesh, jo një, por dy ministra të lidhur me krimin.
Po ashtu e dimë, sikurse e di çdo shqiptar, që policia nuk mund të ketë asnjë forcë përballë krimit, kur me urdhër politik një pjesë e saj përdoret për të ruajtur parcelat e hashashit apo si punëtorë krahu për të ngarkuar gomonet e trafikantëve.
Shqiptarët e dinë që policia e drejtuar nga ushtarët e Edi Ramës, nuk u shërben atyre por interesave të oligarkëve, kur forcat e rendit përdoren për të hedhur gaz lotësjellës për të nxjerrë fëmijë 5 vjeçarë nga shtëpitë e tyre për të mbrojtur grabitjen e pronës nga mafia e ndërtimit, apo për të shembur në mënyrë barbare dhe antikushtetuese Teatrin Kombëtar.
Shqiptarët e kanë të qartë se asnjë punojnës i ndershëm i policisë nuk vepron dot kundër krimit, kundër të fortëve, për sa kohë ata janë ortakë të pushtetit.
Prandaj nëse Rama kërkon të infiltruarit në policinë e shtetit, le të fillojë të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë.
Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë, mashtroi shqiptarët për të mbuluar lidhjet e Ramës me kriminelët që blenë vota për të në Elbasan.
Gjovalin Loka, i shkarkuar nga Drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në veri, që është përfshirë në kanabzimin e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan.
Edmond Traga, i emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperiencën me të cilën lejoi kanabizimin e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge.
Neritan Nallbati, i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi, apo Oltion Bitri, mik personal i Ardi Veliut, i njohur si gjobvënës i lokaleve të bllokut dhe ushtrues presionesh gjatë zgjedhjeve të ndryshme në favor të pushtetit.
Lorenc Shehu, gjobvënës për subjektet e OFL-së, që u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Celën dhe Vangjush Dako. Apo Niko Brahimaj, që sipas SHISH paguhej për informacionet që jepte, dhe ka favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi.
E kështu me rradhë mund të listohen emrat e gjithë kësaj rokade që Rama quan reformë, por që në të vërtetë mund të përkufizohet si reformimi i klanit të sekserëve të Ardi Veliut.
Shqiptarët dhe familjet e tyre nuk meritojnë këtë tallje me rendin dhe sigurinë. Policët e ndershëm nuk meritojnë riciklime që shërbejnë vetëm si makiazh për regjim, ndërkohë që shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin.
Policia e Shteti do t’u ktheht qytetarëve vetëm kur të ndëshkohet modeli i krijuar nga Edi Rama, vetëm kur të kur të ndëshkohen lidhjet e pushtetit me krimin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38