Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Unaza e re dhe Astiri pa shkolla”, Këlliçi: Pas 14 majit do të heq taksën e arsimit
Kandidati i PD-së i dalë nga primaret për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se në Unazën e Re dhe Astir janë 70 mijë banorë, gati sa Lushnja ose Berati dhe nuk kanë çerdhe dhe shkollë.
I ftuar në Ora News, Këlliçi se do ta heq këtë taksë pas 14 majit sepse janë mbledhur 42 milionë euro nga bashkia dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.
“Kam qenë deputet deri ditën e premte në unazën e Re dhe Astir ku janë 70 mijë banorë, gati sa Lushnja ose Berati dhe nuk kanë çerdhe dhe shkollë. Të dalë dikush dhe të ma mohojë këtë deklaratë. E njëjta gjë për zonën e liqenit të Thatë dhe Kodrës së Diellit që nuk ka asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë në një kryeqytet që paguan një taksë antikushtetuese për arsimin.
Unë do ta heq këtë taksë pas 14 majit sepse janë mbledhur 42 milionë euro nga bashkia dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Shkolla ndërtohen me 6 herë të çmimit të atyre që ndërton BE. Paratë janë aty dhe ka mjaft hapësira për të investuar”, është shprehur Këlliçi.