Flash News

Ditari i Opozitës

"Unaza e Re histori korrupsioni dhe pandëshkueshmërie", Shehaj nxjerr videon: Nëse përgjegjësit nuk dënohen, Shqipëria nuk bëhet kurrë vend perëndimor

"Unaza e Re histori korrupsioni dhe pandëshkueshmërie",

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar në profilin zyrtar një video të "Unazës së Re", krahas së cilës shkruan kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Sipas tij, projekti i "Unazës së Re" është një aferë korruptive. Shehaj vendos theksin te pandëshkueshmëria, duke e evidentuar si një nga problemet kryesore në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.

Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t'u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.

Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri.

Shpërndaje këtë video!

Të fundit