Flash News

Ditari i Opozitës

Unifikimi i Abetares me Kosovën, Berisha: Rama mashtrues ordiner, është bërë që në 2012-ën

Unifikimi i Abetares me Kosovën, Berisha: Rama mashtrues ordiner,

Sot nisi viti i ri akademik dhe risi është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë.

Kreu i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook shkruan se Rama mashtroi duke e shpallur si sukses të qeverisë së tij unifikimin e abetares me Kosovën.

Sipas Berishës, nisma është bërë në Prizren më 17/5/2012, në prani të kryeministrave të dy vendeve, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Një mashtrues ordiner!

Edi Rama mashtroi mbrëmë dhe shpalli si suksesin e trilluar të radhës: Unifikim e Abetares me Kosovën.

E vërteta Unifikimi i Abetares me Kosovën, domethënë, Abetarja e Përbashkët me Kosovën e autorëve, Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjokutaj, është bërë në Prizren më 17/5/2012, në prani të kryeministrave të dy vendeve, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Abetarja e Përbashkët u vlerësua si “Margaritari” në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Këtu më poshtë keni linkun e ceremonisë së zhvilluar në Prizren më dt 17/5/2012, por edhe falsifikimin e paskrupullt që i bëri Edi Rama kësaj ngjarje mbrëmë”, shkruan Berisha.

Të fundit