Flash News

Ditari i Opozitës

Universitetet nisin mësimin online, reagon PD: Diktaturave, fundi u vjen nga të rinjtë! Kjo është shkelje të ligjit!

Universitetet nisin mësimin online, reagon PD: Diktaturave, fundi u vjen
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi

Me vendimin e Ministrisë së Arsimit, pas këshillimeve të Komitetit të Ekspertëve, universitetet pritet që nga nesër të zhvillojnë mësimin online.

Partia Demokratike, në një reagim përmes ish-deputetes Albana Vokshi, e ka cilësuar këtë një shkelje të ligjit.

Duke iu referuar nenit 59 të Ligjit të Arsimit të Lartë, Vokshi thotë se vendimi për ta zhvilluar mësimin online është në shkelje. Vokshi e ka cilësuar qeverinë si antihumane, për mbylljen e universiteteve 3 ditë para fillimit të mësimit.

"Një shkresë me firmën e një drejtori në Ministrinë e Arsimit ka vendosur për të ardhmen e studentëve dhe universitet online në shkelje të çdo ligji.

Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton:
Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë:
a) Studime me kohë të plotë
b) Studime me kohë të zgjatur

Pra, Ligji nuk I njeh studimet në distancë (online).

Studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështetje për punësim, asnjë paketë ndihme.

Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre??

Është më keq se në diktaturë.

Por historia ka treguar që diktaturave fundi u vjen nga të rinjtë", ka thënë Vokshi.

Të fundit