Flash News

Ditari i Opozitës

Çupi nxjerr fotot: Cilën Ramë të besojmë, atë që promovon Tik Tok-un apo atë që është kundër?

Çupi nxjerr fotot: Cilën Ramë të besojmë, atë

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka bërë një ballafaqim të deklaratës së kryeministrit Rama për mbylljen e mundshme totale të Tik Tok dhe Snapchat, pas ngjarjes së rëndë me Martin Canin.

Në një postim në Facebook, Çupi ka publikuar një foto të llogarisë së Ramës në Tik Tok dhe shkruan se kryeministri ka dy qëndrime të ndryshme, sa i përket platformës.

Çupi shkruan se Rama nga njëra anë njofton mundësinë për mbylljen e Tik Tok si një platformë e dëmshme, dhe nga ana tjetër e promovon atë si një rëndësi globale.

“Cilin Ramë të besojmë? Ramën kundër Tik Tok, se e di që  kështu mund të shuajë zemëratën e njerëzve për vrasjen e nxënësit 14 vjeçar,  apo Ramën që promovon Tik Tok për të na treguar rëndësinë e tij globale? Fotot tregojnë se kemi 1 kryeministër me 2 qëndrime brenda 1 viti. E kam thënë shpeshherë, Edi Rama ndryshe flet, ndryshe vepron. Thotë se ka hulumtime që Tik Tok është i dëmshëm. Kur është me ndikim kaq negativ tek fëmijët dhe rinia pse hapi llogari në Tik Tok dhe pse e mban ende atë llogari të hapur? U mbyll ose jo Tik Tok-u kjo nuk e zgjidh problemin. Thjesht e mbulon dhe e lë të harrohet deri në tragjedinë e radhës”, shkruan Çupi.

Të fundit