Flash News

Ditari i Opozitës

Çupi: Të përsëritet provimi i Magjistraturës për të hequr çdo hije dyshimi

Çupi: Të përsëritet provimi i Magjistraturës për

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje Shkollës së Magjistraturës ta përsërisë fazën e parë të provimit për të hequr çdo hije dyshimi që është hedhur mbi procesin pas problemeve që u shfaqën në administrimin e tij dhe arritën në kufijtë e skandalit.

"Administrimi i rregullt dhe korrekt i provimit për pranimin në Shkollën e Magjistraturës të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është garanci për pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në të ardhmen, - gjykoi Çupi.

Problematikat e shfaqura gjatë zhvillimit të provimit të pranimit këtë vit, ku 79 kandidatëve të kualifikuar fillimisht, iu shtuan edhe 52 kandidatë të tjerë të skualifikuar, me pretendimin e mosfunksionimit të pajisjeve, ngrenë pikëpyetje mbi rregullshmërinë dhe integritetin e këtij procesi.

Prandaj, me qëllim që mbi procesin e pranimit të magjistratëve të rinj të hiqet çdo hije dyshimi, i bëj thirrje sot Drejtorit dhe Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, të anulojnë fazën e parë të provimit dhe të përsërisin procesin nga e para", tha Çupi.

 

Të fundit