Flash News

Ditari i Opozitës

Uroi Pavarësinë me fotografinë e Enver Hoxhës, reagon Berisha: Kjo është fytyra e vërtetë e PS  

Uroi Pavarësinë me fotografinë e Enver Hoxhës, reagon

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas skandalit ku deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha mbi flamur.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste.

Kryexhelati i shqiptareve ne histori si kartoline urimi per shqiptaret ne diten e Pavaresise se Shqiperise nga zedhenesit e Edvin Kristaq Kolekes. Kjo eshte fytyra e vertet e PS se neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputeti socialist Bujar Çela, uroi për festat e Nëntorit kolegët në Komisionin e Sigurisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha, gjest për të cilin nuk u distancua por e mbështeti dhe sot duke vlerësuar figurën e Enver Hoxhës për kontributet e dhëna gjatë viteve të luftës si udhëheqës.

 

Të fundit