Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Ushtria serbe ka zero fuqi”, Mediu-Ramës: Ky është një lloj ngacmimi
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu komentoi deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Rama i cili tha se ushtria serbe në kufi me Veriun e Kosovës ka zero fuqi.
Sipas Mediut në një intervistë për Euronews Albania Serbia është një nga vendet e rajonit Ballkanik që ka investuar më shumë në ushtri dhe se nuk dihet se ç’pasoja mund të kemi nga provokime të kësaj ushtrie.
Mediu tha gjithashtu se është e domosdoshme që krerët e Shqipërisë dhe Kosovës, të ulen e të bisedojnë pasi sipas tij në situata të tilla nuk kërcënohet vetëm Kosova, por për një konflikt në rajonin e Ballkanit.
“Pesha e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është zero, njësoj si ushtria Meksikane në kufirim me Amerikën, është një krahasim, i cili në veprim konkret çdo provokim që vjen nga ushtria serbe ne nuk e dimë se ku e ka pasojën.
Ky është një lloj ngacmimi. Ore ushtria serbe nuk është zero. Nga pikëpamja e forcimit të ushtrisë, Serbia është vendi që investon më shumë se çdo shtet tjetër në rajonin e Ballkanit, i vetmi vend që e konkurron nga kapacitetet ushtarake është Kroacia. Ne mund të bëjmë insituata sa të duam.
Unë mendoj se Rama duhet të ulet me Kurtin, kryeministri shqiptar duhet të ulet me kryeministrin e Kosovës, po ashtu edhe presidenti Begaj me presidenten Osmani. Pastaj në një qëndrim të përbashkët duhet të ulen edhe me Vuçiç. Duhet të ketë takime institucionale sepse në situata të tilla nuk kërcënohet vetëm Kosova, por për një konflikt në rajonin e Ballkanit”,-tha Fatmir Mediu.