Flash News

Ditari i Opozitës

Vaksinimi ndaj Covid-19/ Tritan Shehu: Për personelin shëndetësor të nisë brenda 15 janarit

Vaksinimi ndaj Covid-19/ Tritan Shehu: Për personelin shëndetësor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur alarmin e vdekjeve të mjekëve nga Covid-19 duke thënë se Shqiperia renditet ndër vendet me numrin më të lartë në rruzull.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu kërkon fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor brenda 15 janarit dhe marjen e masave mbrojtëse në sistem, përfshi dhe testimin e plotë të personelit e të pacienteve.

Ndër të tjera, ai shkruan se ndryshe këto shifra, së bashku me humbjet e jetëve në përgjithesi, do të njohin vetëm rritje.

Statusi i plotë:

Humbjet nder me te lartat ne Bote te jeteve te mjekeve- arrogance, diskriminim e deshtim!

Mbrojtja e fillimi i vaksinimit Covid te personelit brenda 15 Janarit, domosdoshmeri!

Shqiperia duke arritur dje ne 28 humbje mjekesh nga Covid, renditet nder vendet me numrin me te larte ne rruzull per keto vdekje:

Nr total. % mbi vdekjet. % mbi mjeket.

Shqiperia. 28 3,2 1,3

M. Veriut. 12 0,6 0,24

Italia. 218 0,36 0,09

Gjermani. 28 0,14 0,006

Nje realitet tragjik ky si pasoje e falsitetit te masave mbrojtese ndaj mjekeve e personelit, qe realisht mungojne ne te gjithe sistemin.

Mbrotja e personelit nuk sigurohet me dhenin e dy maskave ne jave mjekut te familjes, me mungesat e medha ne spitale, me amulline e plote organizative ne institucione, me mungesen e testimeve per personelin e pacientet, etj, etj.

Te diskriminosh keshtu personelin eshte nje veper kriminale per te cilen edhe Prokuroria duhet te veproje.

Nje situate e tille tejet e veshtire per kete personel te devotshem, jep efekte tragjike dhe mbi shendetin e jeten e qytetareve duke imponuar:

1-Fillimin e vaksinimit te personelit shendetesor brenda 15 Janarit, si kudo ne Europe.

2-Marjen e masave mbrojtese ne sistem, perfshi dhe testimin e plote te personelit e pacienteve.

Ndryshe keto shifra, se bashku me humbjet e jeteve ne pergjithesi do te njohin vetem rritje me cmim te pa llogaritshem njerezor.

Por fatkeqesisht shenjat nuk jane aspak optimiste!

As mbrojtje e as vaksina, as per personelin e as per shqiptaret ne teresi, qe kane nevoje per reth 5,5 Milion doza te tilla!

Të fundit