Flash News

Ditari i Opozitës

“Vala e dytë e COVID-19 ishte e paralajmëruar”, Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë; duhen veprime te shpejta, jo llafe

“Vala e dytë e COVID-19 ishte e paralajmëruar”, Basha:
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Rama

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë pas shifrave rekord të të infektuarve dhe viktimave të shënuara nga COVID-19 këtë të dielë.

Përmes një postimi në tëitter, Basha shprehet se vala e dytë e pandemisë ishte e paralajmëruar dhe nëse do të ishin marrë masat situata nuk do të ishte këtu. Kryedemokrati ka bërë apel për të vepruar shpejt në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë.

“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!”, shkruan Basha.

Të fundit