Flash News

Ditari i Opozitës

Vangjel Tavo i propozuar në krye të bashkisë Himarë? S’është pyetje për mua

Vangjel Tavo i propozuar në krye të bashkisë Himarë?

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse ka propozuar ish deputetin Vangjel Tavon në krye të Bashkisë Himarë, siç pretendojnë mediat greke.

Rama hodhi poshtë pretendimet e mediave greke, ku tha se ‘unë nuk komentoj çfarë më vënë mua në gojë apo kurriz mediat greke’.

 “Vendimi i gjykatës së posaçme ishte vendim pozitiv, nuk është vendim i formës së prerë, nuk mund të veprojmë ne me një vendim të shkallës së parë. Është vendim i shkalles së parë. Këto që kanë qarkulluar kanë si burim mediat greke, e jo ato shqiptare, apo qeverinë.

Kështu që unë nuk komentoj çfarë më vënë mua në gojë apo kurriz ato që më vënë mediat greke. Unë i kam parë mediat shqiptare që i kanë marrë nga ato greke, jo e kundërta. S’është pyetje për mua, pyesni autoritete greke. Unë di që presim vendimin e formës së prerë”, tha Rama.

 

Të fundit