Flash News

Ditari i Opozitës

“Varrezat e Durrësit me koncesion”, denoncimi i PD-së: 376 mln lekë do t’i jepen kryetarit të PS

“Varrezat e Durrësit me koncesion”, denoncimi i PD-së: 376
Ferdinand Xhaferraj

Kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar dhënien me koncesion të shërbimit funeral në këtë qytet. Ai tha përmes një deklarate se vlera e këtij koncesioni është 376 milionë lekë dhe se është fituar nga kreu i PS-së në Durrës, Luan Zaza.

Xhaferraj e cilëson këtë një vendim tinzar, duke dënuar ashpër ‘grabitjen’ që po u bëhet qytetarëve të Durrësit. Më tej shton se ky është një skandal, I cili e bën më të domosdoshme pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e 25 prillit.

“Këshilli bashkiak është mbledhur dhe ka vendosur te japë me koncesion shërbimin funeral. Të privatizojnë, të japin me koncesion varrezat. Vendimi është shumë tinëzar për mënyrë sesi është hartuar.

Që në kokë, relacioni i referohet një vendimi të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepet me koncesion shpjegohet më poshtë, janë 376 milionë lekë, një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të Bashkisë së Durrësit. Në prag të ikjes kanë shkuar përtej. Në të gjitha burimet që kam brenda bashkisë, këtë koncension e fiton Luan Zaza, kreu i Partisë Socialiste Durrës”, u shpreh ndër të tjera Xhaferraj.

Të fundit