Flash News

Ditari i Opozitës

Varrezat me koncesion, PD padit Bashkinë Durrës: Shkeli Kodin Zgjedhor për prokurimet publike

Varrezat me koncesion, PD padit Bashkinë Durrës: Shkeli Kodin Zgjedhor
Bashkia e Durrësit

Partia Demokratike ka paditur bashkinë Durrës me pretendimin se ka shkelur Kodin Zgjedhor. Kjo lidhet me vendimin e Këshillit Bashkia për t'i hapur rrugë dhënies me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit me vlerë 8.8 milionë lekë.

Sipas PD, ky vendim është marrë në një kohë, kur KQZ i ka ndaluar të tilla veprimtari pak muaj para zgjedhjeve. Gjithashtu shton se Këshilli Bashkiak ka autorizuar administratën e Bashkisë të vijojë me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke për çdo vit.

“Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit”.

Ky Vendim eshte tashme miratuar nga Keshilli Bashkiak Durres. Nepermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administraten e Bashkise Durres te vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke per cdo vit kalendarik. Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor", thuhet në arsyetimin ligjor të PD.

Disa ditë më parë kreu i PD-së në Durrës, Feridinand Xhaferraj denoncoi se Bashkia Durrës po jep me koncesion shërbimin funeral dhe mirëmbajtjen e varrezave.

Të fundit