Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: BE duhet të ndërpresë komunikimin me Ramën e narkoshtetit!

Vasili: BE duhet të ndërpresë komunikimin me Ramën e

Nga Petrit Vasili

Progres Raportet e BE tashmë janë katandisur mjerisht një rutinë, që thjesht po legjitimojnë nje narkoshtet ku shteti ligjor është asgjësuar, ku parlamenti është pushtuar, ku opozita burgoset dhe ku korrupsioni dhe krimi po shkallmon vendin.

Përfaqësuesit e BE flasin në mënyrë didaskalike për dialog.

Dialog? Po më kë???

Dialogu me Edi Ramën është sot dialog me gardën, që ka pushtuar prej muajsh parlamentin me urdhër të tij.

Dialogu me Edi Ramën është dialog me njeriun, që instaloi dhe mban në kēmbë narkoshtetin, narkoqeverisjen dhe narkodrejtësinë.

Dialogu me Edi Ramën është dialog me njeriun, që shndërroi Shqipërinë në vëndin më të korruptuar te Europës dhe te dytin e botës dhe ku përgjegjësia e Edi Ramës dhe qeverisë është provuar e denoncuar nga opozita me mijra dokumente, fakte e prova shumë të rënda.

Dialogu me Edi Ramën është dialog me instaluesin e qeverisjes që ka kthyer Shqiperinë në një lavatrice gjigande të pastrimit të parave dhe kullat boshe i shohin përditë edhe europianët e BE.

Dialogu me Edi Ramën është dialog me njeriun qeverisja e të cilit vodhi edhe paratë e vetë Europës me skandalin e fondeve të IPARD në bujqësi.

Dialogu me Edi Ramën është dialog me shkatërruesin e çertifikuar të zgjedhjeve dhe institucionit të votës së lirë si themeli i demoracisë dhe pluralizmit.

Dialogu me Edi Ramēn është dialog me kryedhunuesin e burgosësin e opozitës.

Nga Raporti ne Raport Shqipëria nuk ka ndryshuar aspak për mirë, por është zhytur thellë e më thellë në paligjshmërinë më ekstreme dhe të zymtë të narkoshtetit

BE ka ditur shumë mirë të marrë pozicione te qarta dhe të prera me shtete dhe drejtues qeverie, që kanë bërë edhe mjaft më pak se Edi Rama.

Ndaj BE, nëse sinqerisht është në krahun e demokracisë dhe shtetit ligjor të lerë Progres Raportet dhe te ndërpresē komunikimin me Ramën e narkoshtetit!

Të fundit